English

Prof. Dr. Ahmet Osjas I Akordohet Titulli "Nderi I Akademisë Së Shkencave"

SHKODËR, 17 Maj/ATSH-G. Marku/- Akademia e Shkencave e Shqipërisë i akordoi të hënën, Prof. Dr. Ahmet Osjas titullin "Nderi i Akademisë së Shkencave", me motivacionin "Për kontributin e zhvillimit të bujqësisë shqiptare dhe aplikimin e metodave moderne të krijimit dhe prodhimit të hibrideve të misrit, si dhe në edukimin e brezave të rinj". Gjatë një aktiviteti të organizuar me rastin e dorëzimit të këtij titulli, në Institutin e Misrit në Shkodër, kryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Gudar Beqiraj, vlerësoi kontributin e prof. Osjes në vite, duke e konsideruar ciceron të bujqësisë shqiptare. "Është një medalje e merituar, në respekt të kontributit të tij të veçantë në zhvillimin e bujqësisë shqiptare si drejtues, specialist dhe shkencëtar, veçanërisht në zbatimin e metodave bashkëkohore të kërkimit gjenetik, për krijimin dhe prodhimin e hibriteve të misrit", tha Beqiraj. Për 50 vite Prof. Dr. Ahmet Osja iu dedikua studimeve dhe shkencës së bujqësisë. Për kontributin e çmuar në zhvillimin e bujqësisë në vend, si personalitet model dhe enciklopedik në fusha të ndryshme të shkencës, ai është dekoruar me titullin "Mjeshtër i Madh" nga Presidenti i Republikës, "Mirënjohja e Qytetit" dhe "Nderi i Shkodrës". /e.ç/s.s./
KOMENTE