English

Rama: Opozita Nuk Tërhiqet Nga Kauza Për Transparencën E Zgjedhjeve

TIRANË, 17 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Kreu i PS-së, Edi Rama, ripërsëriti dhe njëherë sot pasdite në protestën para selisë së kryeministrisë, ku nga 30 prilli po zhvillohet greva e urisë e një grupi deputetësh dhe simpatizantëve të PS-së se, opozita nuk do të tërhiqet nga kauza e saj për transparencën e zgjedhjeve. Duke folur në këtë protestë Rama theksoi se "ne jemi të vendosur deri në fund për transparencën që do i bëhet vendit. Sipas tij, "pushteti po i mbyll rrugën Shqipërisë, dhe se "ai i trembet hapjes së kutive". Rama u shpreh i vendosur për vazhdimin e grevës së urisë, duke theksuar se "nuk ka asnjë shans që greva të përfundojë, kutitë të mbeten të mbyllura dhe populli në udhëkryq". /s.s./
KOMENTE