Tiranë, 17 maj, NOA – Një tjetër grevist është dërguar në spital pak momente më parë. Bëhet fjalë për shtetasen, Flora Hasanaj, 45 vjeç nga Tirana. Lënia e grevës nga ana e saj është bërë për shkak të problemeve që ka pasur me tensionin.
Kështu, në total numërohen 49 persona të cilët janë detyruar të ndërpresin protestën që prej 30 prillit.
Greva e urisë së 22 deputetëve socialistë dhe 180 mbështetësve të tyre, e iniciuar që nga mbrëmja e 30 prillit poshtë godinës së Kryeministrisë, ka hyrë sot në ditën e saj të shtatëmbëdhjetë.
Paraditen e sotme u larguan nga greva Agim Seva nga Lushnja dhe Ferdinand Kapllanaj nga Mallakastra.
m.xh/NOA