English

Rishfaqet hiri vullkanik në Evropë, ndërpriten mjaft fluturime ajrore

Belfast, 17 maj, NOA - Hiri vullkanik i Islandës i cili u shfaq para disa javësh në qiejt e Evropës dhe bllokoi mjaft fluturime të parashikuara në hapësirat e saj ajrore, ka nisur të krijojë sërish probleme.

Kështu, autoritetet e aviacionit ajror në vende të ndryshme evropiane bëjnë me dijeni se hiri vullkanik nga Islanda po pengon sërish qarkullimin ajror në Evropë.

Sipas të dhënave, u bllokua sërish aeroporti i linjës Amsterdam-Schiphol në Holandë, ndërsa të prekura vazhdojnë të jenë pjesë të Irlandës, të Skocisë dhe të Anglisë.

Ndërkaq, bllokimi i hapësirës ajrore mbi Londër u hoq pjesërisht dhe u vendos që puna në aeroportet ndërkombëtare të Heathrout dhe Gatvick të rifillojë me kufizime.

n.e/NOA

KOMENTE