Rusi - Iran - Medvedev Përshëndet Marrëveshjen E Re Dhe Kërkon Bisedime Të Tjera
KIEV (Ukrainë), 17 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev, përshëndeti sot marrëveshjen për çështjen bërthamore të arritur nga Irani, Turqia dhe Brazili, duke u shprehur njëherazi për bisedime të tjera për t'iu përgjigjur të gjitha çështjeve të lëna pezull.
"Duhet të përshëndesim atë që arriti Brazili dhe Turqia", deklaroi Medvedev në një konferencë shtypi në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, ku ai ndodhet për vizitë.
"Duhet të zhvillohen bisedime të menjëhershme me të gjitha palët e interesuara përfshirë Iranin dhe më tej të shohim se çfarë të bëjmë", vazhdoi ai.
Irani, Turqia dhe Brazili hartuan sot një propozim të përbashkët për këmbimin në territorin turk të lëndës djegëse bërthamore iraniane me uraniumin e pasuruar në masën 20 për qind për zgjidhjen e krizës së krijuar nga politika e Iranit për pasurimin e uraniumit.
/I.Pu.