English

Sarandë/ Kryebashkiaku Gjoka U Premton Fëmijëve Kthimin E Kinemasë

SARANDË, 17 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Kryebashkiaku i Sarandës, Edmond Gjoka, u premtoi sot fëmijëve të qytetit të tij, kthimin e kinemasë pas një mungese prej 20 vjetësh. Këtë deklaratë, zoti Gjoka e bëri pasditen e sotme, pasi ndoqi natën e tretë të edicionit të gjashtë "Giffoni Albania", e cila startoi për herë të dytë në qytetin e Sarandës. Pasi shprehu vlerësime për formatin e kësaj veprimtarie, Gjoka u premtoi spektatorëve të vegjël se shtëpia multifunksionale që është duke u ngritur, do të ketë të pandarë edhe funksionin e një kinemaje, ku do të mundësohet shfaqja e filmave gjatë gjithë vitit. "Fëmijët e qytetit të Sarandës shumë shpejt do të kenë një dispozicion një sallë kinemaje", tha Gjoka. Drejtori i festivalit "Giffoni Albania", Namik Ajazi, falenderoi pushtetin vendor për mbështetjen e këtij festivali të dashur për fëmijë. "Ky festival ka si qëllim kryesor të tij të kthejë vëmendjen e këtyre moshave nga kinemaja dhe nga filmi për të rinj e fëmijë, që në vendin tonë ende nuk prodhohen", tha Ajazi./s.s./
KOMENTE