English

Shtëpia E Bardhë: Shqetësime Lidhur Me Dosjen Bërthamore Iraniane

UASHINGTON, 17 maj /ATSH-AFP/ - SHBA dhe aleatët e saj "shprehën shqetësime të mëdha" lidhur me dosjen bërthamore iraniane, deklaroi sot Shtëpia e Bardhë, pa e refuzuar kategorikisht marrëveshjen me Brazilin dhe Turqinë mbi shkëmbimin e uraniumit. "NE do të marrim në konsideratë përpjekjet e bëra nga Turqia dhe Brazilit", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, i cili gjithashtu theksoi se propozimi i bërë publik nga Teherani duhet t'i "paraqitet AIEA-së para se ajo të vlerësohet nga komuniteti ndërkombëtar". Por, duke marrë parasysh qëndrimi i mëparshëm të Republikës Islamike, "SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar kanë në mënyrë të vazhdueshme shqetësime të mëdha" lidhur me dosjen bërthamore, vazhdoi Gibbs./ /i.p/
KOMENTE