English

Soft News/ Vlore: Maji I 2010, Si Ai I Vitit 1974

4 VLORE, 17 maj/ATSH-H.Koçi/.- Parametrat meteorologjikë të këtyre ditëve në Vlorë janë tepër të rrallë në historinë e këtij qyteti. Ato ndeshen pothuajse një herë në 40 vjet, aq sa pothuajse fashiten nga kujtesa e njerëzve. Meteorologu vlonjat, Todi Mitro thotë për ATSH-në se, "parametrat meteorologjikë të këtyre ditëve ngjasojnë me ato të mesit të muajit maj të vitit 1974, kur qyteti i Vlorës u përfshi nga një mot i keq, i shoqëruar me erë të fortë që arriti në 30 m/sek (108/km në orë) dhe reshje intensive shiu". Dy ditë më parë, shpejtësia e erës në qytetin e Vlorës arriti në 28 m/sek, ndërsa temperaturat maksimale të këtyre ditëve kanë arritur në 21.4 gradë Celsius, nivel që cilësohen vlera të jashtëzakonshme për periudhën. Sipas Mitros, këto vlera për qytetin e Vlorës janë karakteristike për stinën e vjeshtës kur temperaturat nisin rënien e theksuar. /a.ke/
KOMENTE