Tajlandë - Një Lider I "Të Kuqve" Kontakton Me Qeverinë Dhe Propozon Armëpushim
BANGKOK, 17 maj /ATSH-AFP/ - Një lider i manifestuesve antiqeveritarë tajlandezë i telefonoi sot një këshilltari të kryeministrit për t'i propozuar një ndalim të akteve të dhunës, që kanë shkaktuar 35 të vdekur që prej katër ditëve në Bangkok, njoftojnë burime pranë rrethit të kryeministrit.
Korbsak Sabhavasu, këshilltar i kryeministrit Abhisit Vejjajiva, njoftoi se ka marrë një telefonatë nga Nattawut Saikar gjatë ditës. "Ai më tha se nëse ushtarët ndalojnë goditjet, ai do t'u kërkojë manifestuesve (të cilët po përleshen me forcat e rendit) të kthehen në bastionin e tyre në lagjen Ratchaprasong", e pushtuar nga "këmishëkuqtë" që prej fillimit të prillit.
Përleshjet mes manifestuesve dhe forcave të rendit janë shtuar që prej të enjtes në mbrëmje në lagje që ndodhen në kufi me zonën e pushtuar, duke shkaktuar 35 të vdekur dhe më tepër se 200 të plagosur.
"Nëse manifestuesit kthehen në Ratchaprasong dhe ndalojnë veprimet e tyre, nuk do të ketë më të shtëna nga ushtarët", shtoi Korbsak.
Ky i fundit nuk përjashtoi mundësinë që ndalimi i dhunës të çojë në rifillimin e bisedimeve, të ndërprera që kur ushtria ndërmori një operacion për bllokimin e hyrjeve për në lagjen e pushtuar nga "të