English

Taulant Balla: Sali Berisha, je legeni i lagjes

Tiranë, 17 maj, NOA – Shpesh e kemi dëgjuar deputetin socialist Taulant Balla, të lëshojë deklarata fyese ndaj kryeministrit nga foltorja e Kuvendit, për të cilat edhe është ndëshkuar me përjashtime, ndërsa sot ato mbërritën nga çadra e grevës së urisë ku ai është ngujuar për 17 ditë me radhë.

“Sali Berisha, ti je qullaci i lagjes dhe nuk je i forti i saj. Ti je legeni i lagjes sonë”, ka thënë Balla me nota të ashpra ndaj kreut të qeverisë, të cilin madje e ka ftuar të zbresë në shesh dhe në çadrën e protestuesve të opozitës.

“Hiq dorë nga hakërrimet se s’ka njeri frikë prej teje”, i ka thënë Balla më pas Berishës, duke shtuar se ai e shikoka madje pas perdeve të zyrës së tij protestën.

Por këto deklarata të tij nuk kanë qenë të vetmet fyese që janë lëshuar në protestën e sotme, pasi edhe një grevist tjetër në fjalën e tij ka goditur të gjithë pjesëtarët e mazhorancës që kanë deklaruar publikisht se për grevën e urisë së socialistëve nevojitet një transparencë e saj.

“Le të hetohet edhe jashtëqitja jonë”, ka guxuar të thotë ky grevist, duke u mbrojtur ndaj akuzave se greva ka të fshehta që duhen zbardhur dhe se duhet kryer transparenca e plotë e saj.

n.e/NOA

KOMENTE