English

Thaçi: Të kënaqur nga bashkëpunimi me EULEX

Prishtinë, 17 maj, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se vendi i tij është i kënaqur me bashkëpunimin me EULEX-in, gjatThaçi: Të kënaqur me bashkëpunimin me EULEX ë një takimi me shefin e këtij misioni, Yves de Kermabon, ndërsa shoqërohej nga udhëheqësi i komponentit së drejtësisë në këtë mision, Alberto Perduca.

“Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe EULEX-it”, tha ai.

Nga ana e tij, Perduca, falënderoi kryeministrin Thaçi për angazhimet e tij dhe të qeverisë së Kosovës për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në vend.

“Dua të falënderoj kryeministrin Thaçi për mbështetjen dhe përkushtimin e tij për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe për sundimin e rendit dhe ligjit. Ndryshimet e vërteta dhe përmirësimet afatgjata mund të arrihen vetëm përmes vazhdimit të punës sonë të përbashkët në këtë fushë”, u shpreh Perduca.

n.e/NOA

KOMENTE