English

Topi:Niveli Artistik Dhe Guximi Individual Shquajnë Veprën E Orhan Pamuk

TIRANË, 17 Maj/ATSH/.-"Vepra letrare e Orhan Pamuk shquhet për këndvështrimin shumë origjinal, nivelin e lartë artistik dhe guximin individual për të qenë influent në politikë dhe intelektualisht", u shpreh sot Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë takimit me shkrimtarin me famë botërore dhe fitues të çmimit 'Nobel', Orhan Pamuk, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë dyditore. Sipas zyrës së shtypit të Presidentit, gjatë takimit, Kreu i shtetit shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me këtë shkrimtar të madh dhe vuri në dukje se vizita të kësaj natyre ilustrojnë jo vetëm marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve e popujve, por dhe vlerësimin për kulturën dhe artin në tërësi si dhe për librin në veçanti. Shkrimtari i shquar Pamuk, duke u ndalur në përshtypjet e tij për Shqipërinë e shqiptarët, të reflektuara edhe në librin e tij më të fundit, 'Stambolli', vuri në dukje se "tashmë në moshën 58-vjeçare, ndihet disi në faj që nuk ka mundur të vizitojë dot vendin tonë më parë. Në takim ishin të pranishëm Ambasadori turk në Tiranë, Hasan S. Asan dhe shkrimtarja e botuesja e "Skanderbeg Books", Flutura Açka, e cila bëri të mundur përkthimin dhe publikimin e veprave të shkrimtarit turk në Shqipëri. /a.s//n.m/
KOMENTE