English

Valentina Leskaj: Vjedhja e votës, jo mburojë e pushtetit të paligjshëm

Tiranë, 17 maj, NOA – “Jemi këtu që vjedhja e votës të mos shërbejë si mburojë e pushtetit të paligjshëm dhe denoncimi i saj, si një shans për të ardhmen integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian”.

Me këto fjalë ka përshëndetur protestën e radhës së opozitës, deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj, duke ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës për të mos u tërhequr nga greva dhe protestat derisa kryeministri Berisha të ofrojë një zgjidhje për kërkesat e saj mbi transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Sipas saj, opozita do të vazhdojë të jetë e vendosur më shumë se kurrë për realizimin e kësaj kërkese, duke qenë në këtë mënyrë, këmbëngulëse në frontin e asaj që e ka cilësuar si “e keqja e vendit”.

“Rezistenca jonë është shpëtimi i Shqipërisë dhe integrimi i saj në strukturat europiane" theskoi Leskaj.

n.e/NOA

KOMENTE