Vasili-Marusiç: Diskutohet Krijimi I Një Rrjeti Mjekësor Rajonal
TIRANË, 17 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Krijimi i një rrjeti mjekësor rajonal në Ballkan është ideja e diskutuar mes ministrave të Shëndetësisë të Shqipërisë dhe Sllovenisë, në Gjenevë (Zvicër).
Zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë bëri të ditur për ATSH-në se ministri Petrit Vasili dhe homologu i tij slloven, Dorijan Marusic, diskutuan mbi idenë e krijimit të këtij rrjeti gjatë një takimi dypalësh në Gjenevë.
Ministri Vasili ndodhet në Gjenevë në një vizitë tre ditore (16-18 maj) për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për zgjedhjen e Presidenti të ri të saj./s.s./