Shkodër, 17 maj, NOA – Mesditën e sotme një 38 vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vrarë veten me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.15., në fshatin Grudë e Re, komuna Rrethina në Shkodër dhe viktima quhet Agron Isufi. Sipas policisë viktima ka vrarë veten më armë zjarri, e llojit pistoletë. Isufi, është banues në këtë fshatë dhe ngjarja ka ndodhur në tokën e tij.
Policia sqaron se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore “rezulton se viktima ka kryer vetëvrasjen ne token e tij”.
Gjithashtu, policia sqaron se “po kryen te gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe po punohet për zbardhjen e plote te motivit dhe rrethanave te ngjarjes”.
m.xh/NOA