Afganistan - Misioni I Policisë Evropiane Zgjatet Edhe Tre Vjet
BRUKSEL, 18 maj /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian shtyu edhe tre vjet misionin e policisë evropiane Eupol në Afganistan, i ngarkuar për trajnimin e policisë afgane dhe për ruajtjen e ligjit dhe sigurisë.
"Mandati i Eupol Afganistan krijuar më 30 maj 2007 dhe që do të përfundonte më 30 maj 2010 u zgjat deri më 30 maj 2013'', theksoi BE në një komunikatë.
Ky mision është i ngarkuar për të ndihmuar në ngrijen e strukturave policore efektive dhe të ndershme në një vend ku analfabetizmi dhe korrupsioni e bëjnë të vështirë rekrutimin dhe instruktimin e policëve./
/ec/ a.jor.