Afganistan - Shumica E Viktimave Nga Sulmi I Sotëm Ishin Në Një Autobus Civil
KABUL, 18 maj /ATSH-ANSA/ - Pjesa më e madhe e viktimave dhe të plagosurve, përfshi gra e fëmijë, shkaktuar nga atentati kamikaz sot në Kabul kundër një autokolone të forcave aleate, ndodhej në një autobus civil që po kalonte rastësisht në vendin e shpërthimit, njoftoi agjencia e lajmeve afgane Pajhwok.
Në sulm, pranë një qendre rekrutimi të ushtrisë afgane dhe të Universitetit Amerikan, në pjesën perëndimore të Kabulit, u dëmtuan të paktën tre automjete të blinduara amerikane. Gjithsej u shkatërruan 11 mjete dhe në atentat u përdorën 750 kilogramë tritol, njoftuan talebanët.
/e.v/