English

Agnelli kërkon të sjellë Ribery në Torino

Torino, 18 Maj NOA - Ëndrra e Juventusit dhe e presidentit më të ri të këtij ekipi, Andrea Agnelli, është të sjellë në radhët e skuadrës lojtarin e Bajernit, Frank Ribery.

Me sa është bërë e ditur lojtari pritet të jetë surpriza që kërkon të bëjë presidenti për tifozët e skuadrës dhe mbi të gjitha për trajnerin e ri Delneri.

Për të realizuar këtë marrëveshje duke parë se Ribery prej kohësh ndiqet nga Reali i Madridit, duhet që më parë bardhë e zinjtë të bindin lojtarin që të zgjedhë Italinë dhe në veçanti Juventusin dhe më pas duhet të bëhet vlerësimi i çmimit të tij.

Vlera e francezit është 40 milion euro por, Juventus kërkon që në këtë marrëveshje të fusë dhe brazilianin Diego, i cili mund të përfundojë në radhët e ekipit Gjerman në rast se francezi do të vijë në Torino.

r.b/NOA

KOMENTE