English

Ambasadori Bosch s’konfirmon ekzistencën e draftit, kërkon transparencë bazuar në ligje

English Version (Subscribers Only)

Tiranë, 18 Maj 2010 NOA - Ambasadori Robert Bosch, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, bëri sot një deklaratë ku në fakt përgënjeshtron vetveten sepse me gjuhë diplomatike, mohon të ketë ekzistuar një draft i tij apo i OSBE, dërguar për të gjetur kompromis, socialistëve në opozitë dhe mazhorancës si dhe presidentit.

Në ato pak rreshta deklaratë të mirëstudiuar që Bosh ka nxjerrë përmes zyrës së shtypit të OSBE, pranon se nuk ka ekzistuar një draft i tillë:

“Kam vërejtur numrin e madh të komenteve publike të bëra pas përgjigjes që i dhashë medias, të premten e kaluar, në lidhje me situatën politike aktuale”, - deklaron Bosh, duke i mbyllur kështu një herë e mirë zërat për një draft të shkruar që ai pretendoi se u ka lënë në tavolinë palëve PD dhe PS dhe Presidentit.

Më shumë lajme nga Politika

“Theksoj edhe njëherë se, pas nëntë muajsh të gjatë, klasa politike shqiptare duhet të gjejë pa humbur më kohë një zgjidhje për të cilën bien dakord të dyja palët”, - thotë Bosh në deklaratën e nxjerrë posaçërisht nga zyra e tij para disa minutash.

Deklarata mbyllet me apelin: “Çdo zgjidhje e tillë duhet të jetë në përputhje me parimin e transparencës dhe me kornizën ligjore shqiptare”.

r.n/NOA

KOMENTE