English

Bosnje - Policia Arreston Dy Serbo-Boshnjakë Për Krime Lufte

SARAJEVË, 18 maj /ATSH-AFP/ - Dy serbo-boshnjakë, njëri prej të cilëve polic, u arrestuan sot në juglindje të Bosnje-Hercegovinës me dyshimin për përfshirje në krimet lufte kryer në fillim të konfliktit ndërkomunitar boshnjak (1992-95), njoftuan burimet gjyqësore. ''Milan Periç, 49 vjeç dhe Slavko Laloviç, 51 vjeç u arrestuan në Kalinovik'', theksoi zëdhënësi i prokurorisë boshnjake, Boris Grubeshiç. Ish-anëtarët e forcave serbe të Bosnje-Hercegovinës gjatë konfliktit u akuzuan për krime kundër njerëzimit të kryera në vitin 1992 kundër popullsisë myslimane në rajonin Kalinovik./ /ec/ a.jor.
KOMENTE