Cameron Planifikon Vizitën E Parë Zyrtare Në Berlin
BERLIN, 18 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron do të zhvillojë të premten në Berlin vizitën e tij të parë zyrtare që prej marrjes së funksionit për t'u takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, njoftoi një zëdhënës i kancelares.
''Cameron do të pritet nga kancelarja gjermane me nderime ushtarake'', sipas zëdhënësit.
''Diskutimet do të përqendrohen kryesisht në çështjet aktuale të politikës ekonomike dhe financiare si dhe në temat dypalëshe, politikën evropiane dhe ndërkombëtare'', shtoi ai në një komunikatë.
Në përfundim të vizitës është parashikuar një konferencë shtypi e përbashkët./
/ec/ a.jor.