English

Diskutohet ligji i ri për mbrojtjen e mjedisit

Tiranë, 18 maj, NOA - Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave diskutoi sot me grupeve të interesit dhe shoqërisë civile në lidhje me projektligjin e ri për mbrojtjen e mjedisit.

Në takimin e organizuar në hotel “Tirana Internacional” ishin të pranishëm ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Fatmir Mediu, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Veprimtari Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Jemin Gjana, Kryesuesi i Projektit të Bashkimit Europian, INPAEL Paolo Bacca, si dhe përfaqësues të Ministrive të linjës, të biznesit, shoqërisë civile dhe përfaqësues të universiteteve shqiptare.

“Tryeza e sotme për këtë projektligj – vijoj Ministri Mediu- është vijim i një diskutimi të gjerë me të gjitha grupet e interesit , që MMPAU ka ndërmarrë dhe po vazhdon gjatë gjithë proçesit të hartimit , për një transparencë maksimale ndaj gjithë aktorëve të përfshirë dhe të interesuar në këtë problematikë”, tha Mediu

Ai shtoi se një nga elmentet më të rëndësishëm që ky ligj sjell janë parimet që transpozohen nëpërmjet këtij projekt ligji, si parimi i zhvillimit të Qëndrueshëm, Parandalimit dhe Përkujdesjes Paraprake, i Ruajtjes së Pasurive Natyrore, Parimi i Zëvendësimit dhe Kompesimit, i Qasjes së Integruar , Parimi i Përgjegjësisë së Përbashkët, Parimi Ndotësi Paguan, etj .

Sipas tij, e rëndësishme është që ky ligj mund të krijojë mundësinë e përdorimit të instrumenteve kryesorë që mund të përdoren si iniciativa për të fuqizuar dhe vendosur mbi baza proaktive mbrojtjen e mjedisit.

m.xh/NOA

KOMENTE