Ekon - Belgjika Kritikon Mendimet Për Shtrëngimin Buxhetor Të Gjermanisë
BRUKSEL, 18 maj /ATSH-AFP/ - Ministri belge i Finacave, Didier Reynders kritikoi sot mendimet e Berlinit përsa i përket shtrëngimit buxhetor, duke sjellë ndërmend se në një kohë tjetër, Gjermania do të kishte kërkuar vetë dhe të mbante në fuqi rregullat e vitit 2003.
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble nuk resht së inkurajuari partnerët e tij të zonës euro për riforcimin e disiplinës buxhetore të përbashkët për rikthimin e besimit në tregje.
Ai nuk përjashtoi idenë që vendet e tjera mund të marrin shembull Gjermaninë për të fiksuar në Kushtetutën e tyre mostejkalimin e një limiti më të lartë për deficitin publik.
"Do të dëshiroja që në të gjithë vendet të mbeten të qëndrueshme. Që prej disa vitesh, ashtu si dhe Gjermania ne kërkojmë të përmbushim paktin e stabilitetit, tashmë na kërkohet ta riforcojmë atë'', shtoi ministri belg vendi i të cilit do të marrë më 1 qershor presidencën e radhës së Bashkimit Evropian./
/ec/ a.jor.