English

Ekon - Fmn I Kërkon Greqisë Uljen E Pagave Edhe Në Sektorin Privat

ATHINË, 18 maj /ATSH-MIA/ - Drejtori ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Dominique Strauss-Kahn është optimist dhe mendon se Greqia do ta kalojë krizën aktuale, por i propozon qeverisë greke uljen e rrogave jo vetëm në sektorin shtetëror, por edhe në atë privat, që ekonomia e vendit të shënojë rritje, njoftoi sot gazeta greke "Eleftherotipia". Strauss-Kahn theksoi se ulja e rrogave në sektorin privat është "e dhimbshme, por masë absolutisht e domosdoshme" dhe se miratimi i saj ''është supozim për rritje ekonomike në Greqi''. Drejtori i FMN-së nuk mendon se kriza buxhetore e Greqisë do të përhapet në jugun e Evropës duke theksuar se kjo vlen vetëm për Greqinë. Ai vlerëson se kriza i jep shans BE-së të kryejë integrim të vërtetë monetar dhe se "ky nuk është fundi i euros"./ a.jor.
KOMENTE