Tiranë, 18 maj, NOA – “Sot kemi patur një ditë të vështirë, pasi deputetja Olta Xhaçka u largua nga greva e urisë, edhe pse insistonte që të qëndronte. Por kishim edhe një moment tjetër të vështirë, si ajo e deklaratave që mbërritën nga deputetja Adriana Gjoni sikur ne këtu ushqehemi”.
Kështu e ka përshkruar ditën e sotme të grevës së urisë, kreu i Lëvizjes G99, Erjon Veliaj, duke folur që nga çadra e urisë, duke u bërë thirrje deputetëve socialistë të mos bëhën “zëdhënës të Berishës” dhe të shpikë.
“Berisha i bën të kthehen në të tillë, pasi është mënyra e vetme që të rrinë pranë tij”, apeloi Veliaj.
Ndërkaq, ai i ka cilësuar këto ditë të grevës së urisë, si të fundit, para se sipas tij, të marrë fund e gjitha kjo me hapjen e kutive dhe bërjen e transparencës së plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.
n.e/NOA