Bruksel, 17 maj, NOA – Shefi financiar i Eurozonës, grupit të 16 vendeve që përdorin monedhën Euro, ka bërë me dijeni se ajo mbetet një valutë e besueshme, megjithë rëniet në tregjet e bursave.
Zhan Klod Junker i ka bërë këto deklarata ditën kur Euroja ka shënuar nivelin më të ulët në katër vitet e fundit në krahasim me dollarin amerikan.
Dhe kjo, për shkak të shqetësimeve se kriza e borxheve në Eurozonë mund ta dëmtojë ekonominë globale.
Sipas të dhënave, monedha e përbashkët evropiane u tregtua së fundi me rreth 1.22 dollarë dhe gjysmë jeni japonez, ndërsa çmimi i arit u ngjit në nivele rekord në bursat ndërkombëtare.
Sipas të dhënave, rënie të kursit të këmbimit të monedhës evropiane, Euro, u shënuan dje në bursën e Tokios, por edhe në Evropë dhe Uall Streetin amerikan.
n.e/NOA