English

Greqia merr ndihmat e para monetare

Athinë, 18 maj, NOA - Greqia do të pranojë 14.5 miliardë euro hua nga vendet tjera të eurozonës, një ditë para pagesës së 9 miliardë dollarëve të borxhit të jashtëm.

Huaja e vendeve të eurozonës është pjesë e paketës së Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 110 miliardë euro, e cila duhet të nxjerrë Greqinë nga jolikuiditeti.

Javën e kaluar Greqia pranoi 5.5 miliardë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kriza financiare në Greqi është cilësuar si më të rëndat për këtë vend duke e çuar atë në prag të falimentimit.

Grevat dhe protestat kanë shpërthyer prej kohësh në Greqi duke paralizuar dhe jetën publike në disa raste.

Ndihma e BE-së për Greqinë e u bë e domosdoshme për faktin se ajo mund të shfaqej edhe në vende të tjera.

m.xh/NOA

KOMENTE