English

Greva e urisë, largohet grevisti i 55-të

Tiranë, 18 maj, NOA – Ndërsa ka hyrë në ditën e saj të tetëmbëdhjetë, greva e urisë së socialistëve të ngujuar para godinës së Kryeministrisë ka shënuar paraditen e sotme edhe të larguarin e radhës prej saj.

Bëhet fjalë për 56-vjeçarin Preng Tuçi, i cili sipas konfirmimit që burime të selisë rozë bëjnë për agjencinë e Lajmeve NOA ka lënë çadrat e grevës së urisë për t’u dërguar me urgjencë në spital.

Në këtë mënyrë, ai është grevisti i 55-të që ka lënë mjediset e grevës së urisë, për shkak të përkeqësimit të kushteve të tij shëndetësore.

n.e/NOA

KOMENTE