English

I vjedh një gruaje çantën e dorës me 15 milionë lekë brenda, kapet grabitësi

Shkodër, 18 maj, NOA – Ndërsa kalonte në rrugën e fshatit dhe në çantën e dorës mbante 15 milionë lekë, një person ia ka rrëmbyer me dhunë duke u larguar më pas me vrap.

Ngjarja e rëndë i ka ndodhur një gruaje 56-vjeçare me emrin Xhemile M., por grabitësi nuk ka mundur dot t’i gëzojë lekët e vjedhura prej saj , pasi është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë së Shkodrës.

Lajmi bëhet me dijeni prej këtyre të fundit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se ngjarja e lartpërmendur ka ndodhur në rrugën e fshatit Vukatanë të Shkodrës, ndërsa i ndaluari mësohet se është Syri Mehmetaj, 37 vjeç, banues në qytetin verior.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të Mehmetajt iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

a.y/NOA

KOMENTE