Milano, 18 Maj NOA - Hose Murinjo është gjithmonë e më larg Interit dhe duke parë një situatë të tillë presidenti i klubit ziklatër Masimo Morati, është hedhur në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Sipas shtypit britanik zgjedhja e parë e tij është Fabio Capello por, duke parë pamundësinë e kësaj marrëveshjeje atëherë flitet se kandidati numër një për pankinën e Interit është Benitez.
Me sa duket kontaktet midis dy klubeve në lidhje me këtë tratativë kanë filluar dhe tashmë Inter është e gatshme të bëjë një ofertë reale në drejtim të teknikut spanjoll.
r.b/NOA