English

Isksh: Nuk Ka Asnjë Taksë Për Shëndetësinë Që Do Të Vendoset Për Popullatën

- Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor reagoi sot lidhur me lajmet e dhëna në disa media për krijimin e një takse për shëndetësinë - TIRANË, 18 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor reagoi sot lidhur me lajmet e dhëna në disa media për krijimin e një takse për shëndetësinë. "Nuk ka asnjë taksë që do të vendoset për popullatën sa i takon shëndetësisë e aq më pak një taksë të re", sqaron në një reagim zyrtar ISKSH. "ISKSH kërkon të ruajë dhe të promovojë sistemin e kontributeve shëndetësore dhe jo 'krijimin', apo vendosjen e një takse të re", vijon më tej sqarimi. Në të theksohet se "taksë për shëndetin do të thotë që të dihet saktësisht se sa fonde shkojnë për shëndetësinë nga taksat e përgjithshme. Kjo do të thotë që Shqipëria, sikurse vendet e tjera të Europës, të vijojë të ketë një sistem kontributesh shëndetësore". Ndërkohë, për sqarim të metejshëm ndaj informacineve në këto media, ISKSH thekson se "nuk pritet të ketë rritje të kontributeve shëndetësore, por Instituti synon të shtojë numrin e kontribuesve". /s.s./
KOMENTE