Itali-Egjipt - Presidenti Egjiptian Mubarak Mbërrin Në Itali
FIUMIÇINO (Romë), 18 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, mbërriti sot në Romë për një vizitë dyditore. Mubarak shoqërohet nga ministri i Jashtëm, ai i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Informacionit, Tregtisë, Industrisë, Bujqësisë dhe nga një delegacion me më shumë se 60 persona.
Gjatë pasdites lideri egjiptian do të pritet në pallatin presidencial nga kreu i shtetit italian, Giorgio Napolitano, ndërsa nesër do të marrë pjesë në samitin ndërqeveritar që drejtohet nga kryeministri italian Silvio Berluskoni dhe nga vetë Mubarak.
/e.v/