English

Itali, Lippi largon Grosso dhe Candreva

Itali, 18 Maj NOA - Tashmë është bërë zyrtare, Fabio Grosso dhe Antonio Candreva janë përjashtuar nga lista e lojtarëve të cilët do të marrin pjesë në Botërorin që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Ka qenë një vendim i cili është përcaktuar nga vetë tekniku i përfaqësueses Marçelo Lippi.

Kështu lista e lojtarëve të cilët janë aktualisht në radhët e ekipit kombëtar të Italisë është reduktuar në 28 të tillë dhe tashmë janë në verifikim dhe dy lojtarë të tjerë ku bëhet fjalë për G. Rossi dhe Quagliarella.

Të dy sulmuesit janë nën vëzhgim nga Lippi dhe kjo në lidhje me gjendjen e tyre aktuale, ku në bazë të saj, do të vendoset se kush nga ata do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses italiane.

r.b/NOA

KOMENTE