English

Kontroll në lokal dhe në shtëpi, 20-vjeçari kapet me kanabis

Tiranë, 18 maj, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë realizuar arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit Kastriot Muharremi, banues në kryeqytet pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin dhe shtëpinë e tij, iu gjendën disa gramë lëndë narkotike e dyshuar si e llojit “kanabis sativa”.

Lajmi konfirmohet prej burimeve policore të Tiranës, për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se ngjarja ka ndodhur pikërisht në bar “Venge”, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, ku u sekuestruan përkatësisht 34 gramë kanabis.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, atij iu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1963 gramë kanabis me gjithë ambalazh.

Materialet hetimore në ngarkim të tij do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE