English

Kuci- Jelushiq: Kosova, Partnere E Denje Per Integrimin Ne Bashkimin Evropian

PRISHTINË, 18 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Qeveria e Republikës së Kosovës do t'i kryejë obligimet e veta, do të jetë partner i denjë për Republikën e Sllovenisë dhe integrimin në Bashkimin Evropian, tha sot zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në takimin me ministren sllovene të Mbrojtjes, Ljubica Jelushiq. Sipas zyrës së shtypit të qeverisë, Kuçi tha se "do të jemi miq të denjë për Slloveninë, për botën perëndimore dhe për të gjithë ata që e kanë ndihmuar Republikën e Kosovës". Kuçi u takua sot në Klinë me ministren e Mbrojtjes e Republikës së Sllovenisë, Jelushiq dhe më pas mori pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të automjetit special për zjarrfikësit e kësaj komune, donacion nga Sllovenia. Ai theksoi se Kosova është mirënjohëse për gjithë mbështetjen që i ka dhënë qeveria e Sllovenisë si gjatë procesit të pavarësisë, edhe sot në ndërtimin e saj. /a.ke/
KOMENTE