English

Lezhe: Arrestohet Nje 55-Vjecar, Posedonte Arme Dhe Municione Luftarake

LEZHË, 18 maj/ATSH-G. Marku/.- Një 55- vjeçar me banim në lagjen numër 6 të qytetit të Laçit është arrestuar sot nga forcat e policisë së Lezhës pasi ju gjet në banesë një arsenal armësh. Zëdhënësja e Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë, Eliona Nika, tha për ATSH-në se "komisariati i policisë Kurbin finalizoi me sukses operacionin policor të koduar "Vëzhgimi", duke vene ne pranga shtetasin Zef Prenga, si dhe sekuestrimin e një sërë armësh dhe municionesh luftarake, të cilat j'u gjeten gjatë kontrollit në banesë". Sipas policise, gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan edhe dy automatikë mod-56, një pushkë mod-63, një mitroloz i lehtë, dy granata dore dhe treqind copë fishekë të llojeve të ndryshme. /a.ke/
KOMENTE