English

Ligjërohen martesat gay, për homot dhe lezbiket

Portugali, 19 Maj NOA - Presidenti i republikës portugeze Anibal Cavaco Silva ka pohuar se ka firmosur për ligjërimin e martesave gay.

Ky ligj ishte aprovuar dhe më parë nga parlamenti i këtij vendi më datë 11 shkurt.

Këtë lajm e ka bërë zyrtar vetë presidenti në një deklaratë të dhënë për televizionet portugeze.

Presidenti i Portugalisë dhe ish lideri i partisë konservatore PSD, kishte kohë deri ditën e nesërme të mendohej, nëse vendimi i këtij ligji do të zgjatej ose të jepte veton e tij për të kaluar ekzaminim nga parlamenti.

r.b/NOA

KOMENTE