English

Luanin me çakmak, fëmijët djegin shtëpinë

Durrës, 18 maj, NOA – Ndërsa luanin me një çakmak në dhomën e gjumit, tre fëmijë pa dashje i kanë vënë flakën shtëpisë, duke shkaktuar një zjarr të cilin s’mundën ta kontrollojnë dot më.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrashbull të Durrësit, ku sipas burimeve policore që e konfirmojnë atë për agjencinë e Lajmeve NOA, rezulton se është djegur pjesërisht banesa e 34-vjeçarit K.Tafçiu, i lindur në Dibër dhe banues i këtij fshati.

Bëhet me dijeni se në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qenë tre fëmijët e tij, përkatësisht të moshave 5, 4 dhe 2 vjeç, të cilët janë nxjerrë nga banesa dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.

Mësohet nga burimet spitalore, se aktualisht tre fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, grupi hetimor nga kryerja e veprimeve të para në vendngjarje ka rezultuar se si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht mobiljet e dhomës së gjumit.

Materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE