Gjermani, 18 Maj NOA - Skuadra gjermane e Bajernit të Mynihut është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm dhe me sa është bërë e ditur nga shtypi i këtij vendi, synimi i tyre është portieri italian Marcheti.
Për lojtarin në fjalë ka shfaqur interes dhe klubi i Juventusit ku në rast largimi të Buffon, ai pritet të jetë zëvendësuesi i tij në portën e bardhë e zinjve.
Megjithatë Bajern e ka bërë të qartë se do të bëjë të pamundurën për të siguruar shërbimet e tij dhe në rast se një marrëveshje e tillë nuk do të realizohej, atëherë me shumë mundësi në radhët e Bajernit do të shkojë numri një i Udinezes, Handanovic.
r.b/NOA