English

“Më rreh burri”, një grua kërkon ndihmë në polici

Durrës, 18 maj, NOA – Përditë e më shumë po shtohen rastet e grave të cilat kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga forcat e policisë, pasi dhunohen nga bashkëshortët e tyre fizikisht, por edhe psikologjikisht.

I tillë është së fundmi, edhe rasti i një gruaje 41-vjeçare me inicialet M.B., lindur në Sarandë dhe banuese në qytetin e Durrësit, e cila ka marrë rrugën drejt komisariatit të policisë për të denoncuar bashkëshortin që kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Bëhet me dijeni se menjëherë forcat e policisë kanë plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ndaj saj.

Në padinë e saj, gruaja ka deklaruar se bashkëshorti i saj që mban inicialet N.B., ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj gruas së tij duke e kërcënuar, keqtrajtuar dhe ofenduar sistematikisht.

U kryen veprimet e para procedurale, ndërsa materialet iu dërguan për ndjekje gjykatës së Durrësit.

a.y/NOA

KOMENTE