English

Medvedev: Flota Ruse Në Ukrainë Nuk Do Të Sulmojë Vendet Fqinje

KIEV, 18 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev theksoi sot në Kiev se flota ruse në Detin e Zi, stacionimi i së cilës në Ukrainë që do të zgjatet deri në 2042 nuk do të përdoret për të sulmuar vendet fqinje. "Rusia do të përdorë flotën e saj në Detin e Zi për të sulmuar vendet fqinje? Jo, ajo nuk do ta bëjë këtë. Ne jemi një vend paqësor'', deklaroi ai gjatë një takimi me studentët e Universitetit Kombëtar Chevtchenko. Në mujin gusht të vitit, 2008, anijet ruse të vendosura në Sevastopol morën pjesë në luftën ruso-gjeorgjiane duke rritur tensionet mes Moskës dhe Kievit, presidenti i të cilit, properëndimori Viktor Jushçenko mbështeste në atë kohë Tbilissin. Gjatë vizitës që zhvilloi presidenti rus, Medvedev në Ukrainë nënshkroi me homologun ukrainas, Viktor Janukoviç një marrëveshje të papritur mbi zgjatjen me 25 vjet, deri më 2042 të qëndrimit të flotës ruse në Krime në këmbim të reduktimit me 30 për qind të livrimit të gazit rus./ /ec/ a.jor.
KOMENTE