English

Meta-Rahmon: Forcimi I Marrdhënieve Shqipëri- Taxhikistan, Edhe Përmes Nxitjes Së Investimeve Në Energjitikë

v/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta takon në Dushanbe,Presidentin e Republikës së Taxhikistanit, Emomali Rahmon- TIRANË, 18 Maj/ ATSH/- Zevendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta dhe Presidenti Republikës së Taxhikistanit, Emomali Rahmon vlerësuan sot se, "forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Taxhikistanit duhet të bëhet përmes intensifikimit të vizitave dypalëshe në nivele të larta dhe nxitjes së investimeve në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në sektorët energjetikë dhe bujqësorë". Zyra e shtypit e MPJ-së, njoftoi sot se, në kuadrin e Sesionit të 37 të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike, i cili po zhvillohet në Dushanbe (Taxhikistan), Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Taxhikistanit, Emomali Rahmon. Vëmendje e veçantë në takim iu kushtua domosdoshmërisë së avancimit të procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, e cila gjeti mirëkuptimin e Presidentit të Taxhikistanit. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi çështjet e forcimit të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Taxhikistanit në planin global dhe rajonal në kuadër të organizatave ndërkombëtare./s.d//n.m/
KOMENTE