English

Mete- Tap, Përcaktohen Detyrat Per Gazësjellësin

TIRANE, 18 Maj/ ATSH, A. Gegvataj/ - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti nënshkroi sot një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me drejtues të TAP (Trans Adriatic Pipeline) AG për projektin e gazsjellësit në Shqipëri. Memorandumi përcakton hapat që duhet të ndiqen nga të dy palët për zbatimin e projektit të gazsjellësit për Shqipërinë, sipas marrëveshjes ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë të 10 mars 2009 për integrimin e sistemeve me gazin natyral. Sipas memorandumit, palët do të ndërmarrin një sërë hapash për çuarjen përpara të projektit TAP, ku METE do të duhet të përgatisë me ndihmën e TAP, një ose më shumë projekt memorandume mirëkuptimi për hyrjen e gazsjellësit nga Shqipëria dhe Greqia. Nisur nga fakti se investimi përfundimtar lidhur me projektin TAP parashikohet në vitin 2011, palët angazhohen se do të punojnë së bashku për respektimin e afatit të parashikuar, në përputhje me sigurinë shëndetësore ndërkombëtare, sigurinë e punës, mjedisit dhe standardeve të tjera teknike. Gjithashtu METE, së bashku me institucionet Greke dhe Italiane, do të nisë punën për ngritjen e një komisioni tre-palësh ndërqeveritar, që do të shërbejë si forum i përbashkët i 3 shteteve, për të arritur në realizimin e projektit TAP./n.m/
KOMENTE