Moskë, 18 maj, NOA - Miliarderi i burgosur rus, Mihail Kodorkovski, tha se ka filluar grevën e urisë për ta tërhequr vëmendjen për atë që e quan vendim të padrejtë të gjykatës.
Në një letër të hapur drejtuar kreut të Gjykatës Supreme të Rusisë, Kodorkovski i akuzon gjykatat ruse për mospërfilljen e ndryshimeve të fundit ligjore, të cilat u mundësojnë personave të akuzuar për krime ekonomike të shmangin paraburgimin.
Avokati i tij tha se Kodorkovski do t'a vazhdojë grevën e urisë deri sa presidenti Dimitri Medvedev, i cili i inicoi ndryshimet, të informohet për situatën.
Kodorkovski ndodhet në burg prej vitit 2003. Përkrahësit e tij thonë se gjykimi ishte i motivuar politikisht.
NOA/FRE