Miratohen Ndryshimet Në Ligjin Për Taksat Kombetare
TIRANE, 18 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot ndryshimet në ligjin "Për taksat kombëtare".
Në mbledhjen e sotme, Komisioni ka miratuar ndryshime në llojet e taksave kombëtare për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për llotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive.
Më konkretisht, niveli i taksave kombëtare ndryshohet: për ushtrim veprimtarie (për shoqërinë), për baste sportive 2 000 000 lekë/vit; për baste për garat në pistë 2 000 000 lekë/vit; për kazino elektronike 1 000 000 lekë/vit; për bingo tradicionale 2 000 000 lekë/vit; për bingo televizive 2 000 000 lekë/vit.
Ndërsa për marrjen e licencës për llotari kombëtare 300 000 000 lekë; për kazino për Tiranën 1 000 000 000 lekë, ndërsa për kazino në zonat turistike 300 000 000 lekë. /s.s./