Uashington, 18 maj, NOA - Tanimë ekziston një projekt-strategji e re, që përfshin objektivat NATO-s për 10 vitet e ardhshme. Sipas konceptit të ri në të ardhmen NATO duhet të përgatitet për misione shumë më larg sferës së veprimit të Aleancës.
“60 vjet pas themelimit të NATO-s ka ardhur koha për të ridhënë edhe një herë premtimin martesor”, tha Madeleine Albright.
Sipas saj, "NATO nuk duhet të lejojë, që rreziqet e shekullit të 21-të t'i ndajnë politikanët më dysh dhe të dobësojnë vendosmërinë tonë të përbashkët".
Ish-ministrja e Jashtme amerikane, Albright ka udhëhequr grupin e ekspertëve, i cili duhej të bashkëpunonte, se cilat detyra dalin përpara NATO-s, 60 vjet pas themelimit dhe 20 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Njëherë Aleanca Veri-Atlantike e ka paraqitur një koncept strategjik, por edhe ai tashmë është vjetëruar. Ai ishte një koncept i zhvilluar para sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Tashmë aleanca duhet të armatoset në luftën kundër terroristëve, kundër sulmeve në cyberspace dhe kundër sulmeve ndaj rrjeteve të rëndësishme të furnizimit. Kështu thuhet në strategjinë e re të NATO-s.
Pa lënë pas dore mbrojtjen e aleatëve
Kjo nuk duhet të bëjë që të harrohet detyra kryesore e NATO-s, kërkuan në mënyrë eksplicite anëtarët e rinj lindorë të NATO-s, ish-aleatët e Paktit të Varshavës.
Sipas Madeleine Albright, strategjia e re e përmbush edhe këtë kërkesë: "Aleanca ka detyrimin të garantoje sigurinë e anëtarëve të saj. NATO duhet të mbajë në dispozicion një përzierje fleksibël të armëve konvencionale, armë bërthamore dhe antiraketa. Gjithashtu ajo duhet të rishikojë planet e emergjencës dhe të mbajë manovra, që anëtarët të kenë besim, që kufijtë e tyre vërtet mund të mbrohen."
Në të njëjtën kohë aleanca duhet të reformohet
Nga një institucion i gjithëpushtetshëm, por statik i Luftës së Ftohtë, në një aleancë fleksibël, mobile dhe të aftë për t'u përshtatur. Në projektstrategjinë e NATO-s përmendet drejtpërsëdrejti Irani dhe rreziku, që vjen prej këtij vendi. Grupi i ekspertëve kërkon që të kthehet në një angazhim të vërtetë për NATO-n, mbrojtja me raketa.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e mbështet këtë ide: "Kemi të bëjmë këtu me një kërcënim të vërtetë. Kemi nevojë për mbrojtjen e duhur kundër këtij kërcënimi".
Duhet ngritur një sistem efektiv i mbrojtjes me raketa
Ai përfshin mbrojtjen e të gjithë njerëzve në vendet anëtare, tha Rasmussen. Nga ana tjetër aleanca duhet të bëjë shkurtime dhe të kursejë më shumë. Kriza financiare aktuale mund të jetë shtysa e duhur për të bërë reformat e nevojshme. Me qëllim që të sigurojmë, sipas Rasmussenit, që paratë, që harxhojmë, t'i harxhojmë ashtu si duhet.
DVelle