English

Një Tërmet Gjashtë Ballë Rihter Godet Ishullin Indonezian Të Javës

XHAKARTA, 18 maj /ATSH-AFP/ - Një tërmet i fuqishëm me magnitudë gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sot ishullin indonezian të Javës, njoftoi Agjencia Lokale Meteorologjike dhe Sizmologjike. ''Tërmeti u regjistrua në orën 09:59 GMT rreth 147 kilometra në juglindje të Sukabumit dhe në një thellësi prej 13 kilometrash'', shtoi Agjencia. "Tërmeti ndodhi në det dhe nuk ka asnjë informacion për viktima apo dëme materiale'', deklaroi shefi i policisë së Cianjurit, lokalitet pranë Sukabumit. Sipas këtij të fundit nuk ka asnjë alarm për cunami./ /ec/ a.jor.
KOMENTE