English

Obsh Do Të Vazhdojë Të Mbështesë Shëndetësinë Shqiptare

TIRANË, 17 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Organizata Botërore e Shëndetësisë do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në fushën e shëndetësisë, garantoi sot nga Gjeneva (Zvicër) drejtoresha e Përgjithshme e OBSH-së për Europën, Dr. Suszanna Jakab. Burime nga Ministria e Shëndetësisë, bënë të ditur sot për ATSH-në se, gjatë një takimi me ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili ndodhet në Gjenevë në punimet e Asamblesë së OBSH-së, Dr. Jakab vlerësoi hapat e ndërmarra në drejtim të reformës në sektorin e shëndetësisë në vend. "Reforma shëndetësore në Shqipëri është në rrugën e duhur", theksoi ajo. Dr. Jakob ka pranuar me kënaqësi ftesën nga ministri Vasili që të vizitojë Shqipërinë. Ministri Vasili, që ndodhet në Gjenevë në punimet e Asamblesë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka zhvilluar edhe një takim me homologun e tij slloven Dorijan Marusic, mët cilin u diskutua idea për krijimin e një rrjeti mjekësor rajonal në Ballkan./n.m/
KOMENTE