English

Olta Xhaçka largohet nga greva e urisë

Tiranë, 18 maj, NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është grevistja e radhës që është detyruar të lërë grevën e urisë, pas rëndimit të gjendjes së saj shëndetësore.

Xhaçka është transportuar drejt spitalit për të marrë shërbimin mjekësor. Ndërkohë dje u largua nga greva dhe deputetja e Beratit, Ermonela Felaj.

Po sot, rreth orës 09.30 minuta të paradites së sotme është dërguar në spitalin Infektiv të QSUT një tjetër grevist i Partisë Socialiste. Grevisti është Preng Tuçi, 56 vjeç, i cili ka lënë çadrat e grevës së urisë për t’u dërguar me urgjencë në spital.

Pka minuta para deputetes Xhaçka është larguar dhe nga greva dhe i riu nga Tirana, Oltian Ruçi.

m.xh/NOA

KOMENTE