English

Orhan Pamuk: "Berati.. M'U Duk Sikur Pash Qytetin Tim Të Lindjes"

" BERAT, 18 Maj/ATSH- Flora Nikolla/- Nuk ka ngurruar të shpreh emocionet e tij para shumë qytetarëve të Beratit nobelisti turk Orham Pamuk, i cili nga dita e djeshme po zhvillon një vizitë në Shqipëri. "E kam pritur me padurim ardhjen time këtu, sikur një fëmijë pret të shohë një shfaqje", u shpreh Pamuk, i cili i shoqëruar nga botuesja e tij në gjuhën shqipe, Flutura Açka, zhvilloi të martën një takim me lexuesit në sallën e bibliotekës së qytetit të Beratit, i shpallur nga UNESKO pasuri botërore. Pasi është përshëndetur nga prefekti i Beratit, Bujar Hoxha, kryebashkiaku, Fadil Nasufi, dhe drejtori i bibliotekës së qytetit, Arben Jaupaj, Pamuk tha se "duke parë Beratin gjithshka më kujtoi fëmijërinë dhe qytetin tim të lindjes". "Ju keni një vlerë, një thesar shumë të madh që duhet ta vlerësoni", vijoi Pamuk, shkrimtari i cili në vitin 2006 theu vargonjtë e çmimit më të madh në letërsi, çmimit Nobel.. I cilësuar "me një shpirt melankolik për qytetin e tij të lindjes, Stambollin" dhe "që ka zbuluar simbole të reja për lidhjen mes kulturave", Pamuk, duke vlerësuar qytetin e një mbi një dritareve, nuk harroi të përmendte sinqeritetin dhe dashurinë që ndjeu sapo mbërriti në Beratin mbi 2400 vjeçar, që siç tha ai "më jep ndjesinë sikur kam qenë dhe herë të tjera". "Ju më lumturuat më sinqeritetin dhe buzëqeshjen tuaj", vijoi ai, ndërsa shtoi se "edhe unë në librat e mi trajtoj pikërisht miqësinë dhe marrëdhëniet mes njerëzve dhe këtë e konfirmojmë duke ruajtur qytetet tona". Orhan Pamuk, i cili dje u nderua me titullin "Doktor Honoris Causa" nga Universiteti i Tiranë dhe u prit nga personalitet me të larta të vendit, tha se "askush nuk i kishte rekomanduar të vizitonte qytetin e Beratit". "Vendosa vetë të vijë këtu", tha ai duke kujtuar vizitën e gazetarit turk, Evlija Çelepia, në shekullin e XVII. 300 vjet më vonë një shkrimtar tjetër turk e viziton këtë qytet me vlera të veçanta historike, kulturore, etnografike dhe me shijen e hollë që mund të ketë vetëm një shkrimtar i përmasave të tij, nuk harron të japë mesazhe, ashtu sikundër do t'i jepte edhe në vendin e tij, për ruajtjen e këtyre pasurive të njerëzimit. /k.sh/
KOMENTE